Me ceremoni mortore, tashmë është varrosur Adem Demaçi.
Demaçi, një figurë që do të kujtohet nga secili, është varrosur në “Varrezat e Dëshmorëve” në Velani.
Pas varrimit, presidenti Hashim Thaçi, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeparlamentari Kadri Veseli e përfaqësues të tjerë kanë vendosur kurorë lulesh mbi varrin e tij.
Në ceremoninë e sotme komemorative, morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e vendet e tjera.
Demaçi u cilësua si hero jo vetëm i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve.
Demaçi vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare.