HomeLajmePropozimet e Haradinajt për ta nderuar Adem Demaçin

Propozimet e Haradinajt për ta nderuar Adem Demaçin

Të ngjajshme

Konfirmohet lajmi i IndeksOnline, Astrit Fazliu trajner i ri i Dinamos së Ferizajit

Është konfirmuar lajmi i IndeksOnline, që Astrit Fazliu do...

Policia e Kosovës investon mbi 10 milionë euro në uniforma për zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka përmbyllur një nga tenderët më...

Pakistani: Teksti përfundimtar i marrëveshjes SHBA–Iran është arritur

“Teksti përfundimtar” i një marrëveshjeje paqeje të qëndrueshme midis...

Kryeministri i Kosovës, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të veprimtarit të shquar, Adem Demaçit, ka njoftuar se në nderim të tij ka marrë propozim-vendimin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e austostradës Prishtinë – Pejë – “Autostrada Adem Demaçi” dhe për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës – “Parku Adem Demaçi”, raporton Periskopi.

Haradinaj përmes profilit të tij në rrjetin social “Facebook” njoftoi se ky propozim-vendim do të procedohet në mbledhjes e radhës së Qeverisë, për respekt të emrit dhe veprës së tij.

“Sot, pas ceremonisë mortore, në nderim të Adem Demaçit, kam marrë propozim-vendimin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e austostradës Prishtinë – Pejë – “Autostrada Adem Demaçi” dhe për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës – “Parku Adem Demaçi”. Vendim-propozimi do të procedohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për respekt të emrit dhe veprës së tij, si pjesë e identitetit shpirtëror dhe politik të Kosovës, një figurë unike në përpjekjen tonë për liri”, shkruan Haradinaj.

Veprimtari i shquar, Adem Demaçi, i cili ndërroi jetë të enjtën në moshën 82 vjeçare, u varros sot me nderime të larta shtetërore./Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz