back to top
Wednesday, September 3, 2025
BallinaJetëKurioziteteVajza nga Kosova që pushton çdo lartësi

Vajza nga Kosova që pushton çdo lartësi

Të ngjajshme

Mrikë Malësorja nga Peja pritet të bëhet femra më e re që do t’i ngjisë shtatë majat e maleve më të larta të shtatë kontinenteve, të njohura si seven summits.

17 vjeçarja rrugëtimin e saj e nisi në janarin e 2018-ës në majën më të lartë në Afrikë, Kilimanjaro për të mos u ndalur më. Bukuria që i ofroi natyra e një dimensioni tjetër, e frymëzoi Mrikën që kënaqësinë e njëjtë ta përjetojë edhe nga malet e tjera. Ajo vazhdoi në majën e Vinsonit, Aconcagua, për të arritur në atë të Everestit me prej 8848 metra i larte e për të përfunduar në Denali e Elbrus.

“Përvoja që mi ka jap të gjitha: frikën, kënaqësinë, vështirësinë, është maja e Everestit që është maja ma e lartë në botë, ajo më ka mësuar shumë. Me qenë në një vend më u rrotullu në 360 shkallë dhe mos me qenë kurrgjë ma e lartë se ti është një ndjenjë që shumë pak njerëz munden me përjetu”, thotë ajo.

Udhëtimet e saj bëhen bashkë me babain, Arianitin, i cili po përkujdeset që me majën e fundit Puncak Jaya apo e njohur si Piramida e Carstenszit, në Indonezi ta arrijë rekordin e udhëtimit prej 8 muajsh e gjysmë.

“Projekti është dashtë me u arrit në një kohë shumë të shkurtë, për shtatë muaj i kemi ngjit pesë majat ma të larta ma të vështira. Zakonisht njerëzit një maje në vit e ngjisin, por kemi arritur kemi qenë të përgatitur. Tani edhe majën e fundit do ta përfundojmë që Mrika ta arrijë qëllimin e saj”, thotë i ati.

Udhëtimi i Malësores nuk kishte qenë aspak i lehtë. Gjersa kishte ndjekur rrugët e majave, ajo kishte hasur edhe në kufoma të njerëzve, që fati i natyrës nuk kishte qenë me ta. /tch/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz