BallinaLajmeVajza e Admir Muratajt padit policinë pse ia vranë babain

Vajza e Admir Muratajt padit policinë pse ia vranë babain

Të ngjajshme

Shpërthime të fuqishme raportohen në Teheran

Sipas katër burimeve, shpërthime të fuqishme po ndodhin në...

Situata politike në Kosovë, reagon për herë të parë Albena Reshitaj

Pas debatit mbi përçarjet në koalicionin Guxo dhe moszgjedhjes...

DioGuardi mesazh për Kombëtaren e Kosovës: Mezi pres t’ju takoj në Amerikë

Në prag të finales historike kundër Turqisë, Kombëtarja e...

Familja e Admir Murataj padit Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për vrasjen e tij. Padia është depozituar nga vajza e Murataj.

Vetë avokati i familjes deklaroi për mediat se “ka dyshime të arsyeshme se Admir Murataj mund të jetë vrarë me dashje”.

Sipas tij, policia duhet të bënte arrestimin e tij.

“Dyshojmë se Admir Murataj është qëlluar për t’u vrarë dhe këtë duhet ta zbulojë hetimi” tha më tej avokati.

Ndërkohë në Gjykatën e Krimeve të Rënda procesi ndaj Murataj vazhdon, pasi në mungesë të ekspertizës së vdekjes nga mjekësia ligjore gjykata shtyu për në 14 maj seancën për të vërtetuar se personi i vrarë është Admir Murataj.

Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz