Ushtria amerikane dënon gjeneralin që shërbeu në Kosovë

Ushtria amerikane ka vendosur që t’ia heqë një yll nga dekoratat ushtarakut Wayne Grigsby, për shkak se kishte lidhur ‘marrëdhënie të papërshtatshme’ me një grua në stafin e tij, transmeton Gazeta Metro.
Grigsby, që kishte shërbyer edhe në Kosovë, ishte thirrur nga Iraku në Washington në shtator të vitit 2016 për t’u përballur me këto akuza, shkruan USA Today.
Zëendës shefi i ushtrisë amerikane, Gjenerali Daniel Allyn, shkroi se mënyra se si ai kishte komunikuar me gruan në fjalë dëmtonte zinxhirin komandues dhe dukej se i jepte asaj trajtim preferencial. Ai tutje thotë se ushtaraku i dënuar ishte paralajmëruar disa herë që të ketë kujdes me lidhjen e tij.
Lexo edheMikesha e presidentes dënohet me burg për korrupsion
Grigsby nga ana tjetër shkroi se ‘jam i zhgënjyer me vetveten, jam shumë i shqetësuar nga dhimbja që unë e di se ja kam shkaktuar familjen time, Divizionit të Parë të Këmbësorisë, Ushtrisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë ata me të cilët kam shërbyer kombin tonë këto 35 vitet e fundit’.
Përveç Kosovës, ai kishte shërbyer edhe në Xhibuti dhe në Irak. /gazetametro.net














