BallinaLajmeUshtari i UÇK-së për bashkëluftëtarin që vdiq në Vjenë: Më kujtohet dita...

Ushtari i UÇK-së për bashkëluftëtarin që vdiq në Vjenë: Më kujtohet dita kur e palosi për të fundit herë uniformën dhe mori rrugën e mërgimit

Të ngjajshme

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i...

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Asllan Musliu nga fshati Zaplluxhë i Komunës së Dragashit është në mesin e tre shtetasve të Kosovës që vdiqën në një aksident tragjik të martën në Austri.

Musliu dhe tre të tjerë vdiqën si pasojë e shembjes së një pjese të konstruksionit në një kantierë ndërtimi në distriktin Alsergrund të Vjenës. Ata mbetën të bllokuar nën rrënoja.

Vdekjen e Musliut dhe dy shtetasve të tjerë kosovarë, Pajtim Bajrami dhe Istref Zekajt, e konfirmoi të mërkurën Ambasada e Kosovës në Austri.

Musliu kishte emigruar në Austri pasluftës, sipas fjalëve të Rrahim Bektashit, drejtorit të një shkolle fillore në Prizren, ish koleg i luftës me viktimën.

Bektashi tha se ndihej i trishtuar nga lajmi për vdekjen e Musliut, ish kolegut të tij në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, rreshterit të Batalionit Gardist pran Z2M të Trupave Mbrojtëse të Kosovës: Asllan Musliu të cilin e njoha nga afër”, shkroi Bektashi të mërkurën.

“Ai gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte pjesë e Drejtimit taktik nr 2 të operacionit ‘Shigjeta’”, tha Bektashi. “Më kujtohet dita kur e la uniformën dhe mori rrugën e mërgimit… ishte një ndarje emocionale…”

“Lamtumirë bashkëluftëtari im”, përmbylli Bektashi mesazhin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz