BallinaShqiptareUshtarët shqiptar shpëtuan jetën e nënës dhe dy fëmijëve nga bora (Foto/Video)

Ushtarët shqiptar shpëtuan jetën e nënës dhe dy fëmijëve nga bora (Foto/Video)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Për banorët e kryeqytetit dëbora solli gëzim e hare mes çdo moshe, pasi fenomeni është i rrallë, sikurse në Durrës e Shëngjin ku u rikthye pas 8 vitesh. Por petku i bardhë, ndryshe nga sinonimi sjell halle e vështirësi në zonat malore të vendit, ku kamerat e Ora News sjellin dëshmi të jetës mes borës.

Këta 6 ushtarë (në foto) janë quajtur heronjtë e ditës.  Ecën tre orë në këmbë në terren të vështirë për të transportuar në spital një 38 vjeçare në gjendje të rëndë shëndetësore.

Trëndafile Miçi, nënë e dy fëmijëve, nga fshati Tejdrinë ishte në rrezik për jetën, me temperaturë të lartë. Pavarësisht motit të vështirë, tanime ndodhet nën kujdesin e mjekeve të spitalit të Kukësit.

Bardhësia që është argëtim e zbavitje për disa, kthehet në sfidë dhe vështirësi për të tjerë, sidomos në zonat e thella malore.

Në Rrugën e Kombit, dëbora arrin në 40 centimetra në tunelin e Kalimashit. Lëvizjen e sigurojnë 13 borëpastruese që punojnë pa pushim efekte ruga e kombit

Në Valbonë, bora ka arritur 90 centimetra, në Qafë Mali të Pukës rreth 2 metra dhe në Qafë Thorë të Kelmendit, mbi 2 metra.

Të mësuar me pushtetin e bardhësisë në dimër banorët e këtyre zonave e vazhdojnë jetën në normalitetin e tyre.

Më në lindje në qarkun e Dibrës, problemi i madh janë ngricat në rrugë. Shëtitorja e Peshkopisë është kthyer në një skenografi fotosh e zbavitje.

Akulli që varet nga çatitë, në zonat e librazhdit është dëshmi e temperaturave nën zero. Këtu banorët vuajnë izolimin nga mungesa e dritave. Telat e vjetëruar të rrjetit elektrik nuk e përballojnë me të njëjtin sportivitet sa banorët peshën e dëborë.

Ushqimi për familjen e bagëtinë dhe drutë e zjarrit është shqetësimi kryesor i banorëve.

Por ndërsa në zonat malore, bora vjen me telashe, në Tiranë, flokët e bardhë sjellin argëtim e për disa edhe gëzim që duhet fiksuar në memorie.

Edhe mbi det në Durrës e në Shëngjin ranë reshjet e dëborës, duke e veshur Adriatikun me një tis që ja shtoi edhe më shumë bukurinë.

oranews.tv

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz