fasule

Fasulet e bardha –Vetëm një filxhan fasulesh të bardha përmban 13% kalcium, 30% magnez dhe 24% kalium, kjo në lidhje me sasinë e nevojshme ditore që trupi ynë ka për këto lëndë.  Theksojmë se fasulet e bardha janë shumë të këshillueshme për personat vegjetarianë dhe këshillohet që ato të gatuhen në temperaturë të ulët.

mish-derri

Fileto e mishit të derrit – 100 gramë fileto mish derri i siguron trupit tonë 15% kalium dhe 6% magnez, kjo si pjesë e sasisë ditore të nevojshme të trupit.

kos

Kosi pa yndyrë – Një filxhan kos pa yndyrë i siguron trupit 49% të sasisë së nevojshme të kalciumit, 12% të sasisë së magnezit dhe 18% të sasisë së kaliumit. Kosi pa yndyrë është një ushqim shumë i pasur në minerale dhe këshillohet që të konsumohet në mëngjes.

kivi

Kivi – Një kiv i siguron trupit 2% të sasisë së nevojshme të kalciumit, 7% të magnezit dhe 9% të kaliumit. Theksojmë se kivi është shumë i pasur  në vitaminë C, më i pasur madje edhe se portokalli.

pjeshke

Pjeshkat dhe nektarinat – Edhe  këto fruta janë të pasura në kalcium, magnez dhe kalium. Një mundësi e  mirë për të zëvendësuar pjeshkat dhe nektarinat e freskëta është duke i ruajtur ato në ngrirje, thjesht sigurohuni që t’i nxirrni nga ngrirja para se t’i konsumoni që të shkrijnë në mënyrë natyrale.

banane1