“Uroj t’i shohim të gjithë me të njëjtën uniformë” – Ademi jep sinjale për Ramajn e Ibrahimovicin se mund t’i bashkangjiten Kosovës
dp

Lexo edheI shikoi nga afër yjet e Hoffenheimit, Agim Ademi sytë edhe kah dyshja: Ibrahimovic dhe Ramaj?

Në këtë përballje, për Hoffenheimin luajtën Asllani, Hajdari dhe Abdullahu, ndërsa për Heidenheimin ishin në formacion portieri Diant Ramaj dhe Arijon Ibrahimovic, të dy me prejardhje kosovare, transmeton lajmi.net.
Ademi ka shprehur entuziazmin e tij për faktin që pesë futbollistë kosovarë ishin pjesë e dy ekipeve gjermane në një ndeshje të vetme.
“Vërtet ishte kënaqësi t’i shihje pesë futbollistë kosovarë në dy ekipe të Bundesligës. Uroj që shumë shpejt t’i shohim të gjithë me të njëjtën uniformë!”, ka shkruar Ademi.

Lexo edheI shikoi nga afër yjet e Hoffenheimit, Agim Ademi sytë edhe kah dyshja: Ibrahimovic dhe Ramaj?
Ky mesazh i kreut të FFK-së është parë si një ftesë simbolike që futbollistët me origjinë kosovare, si Ramaj dhe Ibrahimovic, t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës në të ardhmen./lajmi.net/