back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaShowBizUrim që prek zemrën, Trixa emocionon vëllain në 30-vjetor

Urim që prek zemrën, Trixa emocionon vëllain në 30-vjetor

Të ngjajshme

Kush është lideri i ri i Iranit Moxhtaba Khamenei?

I lindur më 8 shtator 1969 në qytetin verilindor...

Pas deklaratës së Rashiqit, reagon Mustafa: Toka e Kosovës nuk është dhuratë e askujt

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar...

Londrimi zbulon mesazhin që mori nga aktorja turke Demet Ozdemir

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP...

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka uruar publikisht vëllain e saj, artistin Alban Ramosaj, me rastin e ditëlindjes së tij të 30-të.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beatrix ka ndarë disa fotografi së bashku me Albanin, duke e shoqëruar urimin me një mesazh shumë emocional dhe plot dashuri për vëllain e saj, shkruan Indeksonline.

Në mesazhin e saj, ajo shkruan:

“Gëzuar 30-vjetorin për dritën e jetës sime, Alban. Lutem që çdo ëndërr në zemrën tënde ta gjejë rrugën drejt teje dhe që jeta të të japë të njëjtën dashuri, besnikëri dhe mirësi që ti ua jep të gjithëve përreth.

Zemra jote është ndër më të pastrat që njoh dhe shpresoj që jeta të të kujtojë gjithmonë sa shumë je i dashur, i vlerësuar dhe sa i jashtëzakonshëm je në të vërtetë.

Uroj që çdo hap që hedh nga sot të të çojë më afër jetës që gjithmonë e ke ëndërruar.

Të dua me gjithë zemër. Gjithmonë dhe përgjithmonë.” ❤️

Urimi i saj ka marrë menjëherë shumë reagime nga ndjekësit, të cilët gjithashtu i kanë dërguar urime këngëtarit për këtë ditë të veçantë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz