Pas shumë spekulimeve në rrjet dhe media, tashmë gjithçka duket e konfirmuar.
Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani do të jetë prezantuesja e sezonit të ri të Ferma VIP, shkruan Indeksonline.
Vetë Arbana ka publikuar në Instagram një video të shkurtër, e cila duket si intro e sezonit të ri të spektaklit.
Në pamjet e ndara, moderatorja shfaqet në një atmosferë tipike të formatit, duke lënë të kuptohet se do të jetë ajo që do ta drejtojë këtë sezon të ri.
Megjithëse ende nuk ka pasur një njoftim shumë të detajuar për formatin, postimi i fundit i Arbanës duket se konfirmon përfundimisht se ajo do të jetë në krye të “Ferma VIP” në sezonin e ri. 🎥✨
Spektakli pritet të rikthehet së shpejti me shumë surpriza, personazhe të njohur dhe dinamika që gjithmonë tërheqin vëmendjen e publikut./Indeksonline/