back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeUran Ismaili zotohet për dy parkingje nëntokësore dhe ndërtimin e një qendre...

Uran Ismaili zotohet për dy parkingje nëntokësore dhe ndërtimin e një qendre komunitare në lagjen Dardania

Të ngjajshme

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Osmani: Rënia e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit frymëzoi një popull të tërë për liri

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 29-vjetorin e...

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, mbajti mbrëmë një tubim me qytetarët e lagjes Dardania, ku prezantoi zgjidhjet për pesë problemet më të mëdha të kryeqytetit, si dhe projektet specifike për këtë lagje të cilat parashihen të kushtojnë afërsisht 15 milionë euro. 

Projektet kryesore identifikuese për Dardaninë përfshijnë:

  • Riparimin e fasadave të blloqeve të vjetra të banimit me ashensorë funksionalë dhe dritare termoizoluese;
  • Revitalizimin e Kurrizit dhe Qendrës “Santea”;
  • Dy parkingje nëntokësore (njëri pranë orës së Kurrizit dhe tjetri afër shkollës “Dardania”);
  • Ndërtimin e një qendre komunitare me pishinë gjysmë-olimpike.

Këto zotime u pritën jashtëzakonisht mirë nga banorët e lagjes.

Në fjalën e tij, Ismaili tha se Prishtina është në një udhëkryq dhe përshkroi gjendjen e tanishme: “Na kanë mbetur fëmijët pa shkuar në çerdhe, hyjnë në klasë nga 40 persona, i kemi rrugët e pandriçuara, na sulmojnë qentë endacakë. Kjo është gjendja reale e Prishtinës.”

Ai shtoi se këto nuk janë probleme me të cilat qytetarët duhet të pajtohen: “Këto nuk janë probleme që ne duhet të jetojmë me to. Këto nuk janë probleme që ne duhet t’i pranojmë. Këto nuk janë probleme që nuk duhet t’ua mveshim përgjegjësinë.”

Ismaili theksoi se është koha që qytetarët të marrin përgjegjësinë për ndryshimin: “Është koha që të zgjohen qytetarët e Prishtinës. Është koha të zgjohet secili prej nesh. Problemet nuk do të na largohen nëse ne nuk i përvishemi punës për t’i larguar problemet tona. Është koha për Prishtinën, është koha për Dardaninë, është koha për qytetarët e Prishtinës.” 

Ai u zotua se Prishtinën do ta kthejë në një qytet të jetueshëm, funksional dhe dinjitetshëm për secilin banor.

Premtimet e plota për lagjen Dardania mund t’i gjeni në https://kohaperprishtinen.com/dardania

Tubimi i radhës i kandidatit do të mbahet sonte në lagjen Hajvalia, nga ora 19:00.

Të Fundit

Sport

ShowBiz