back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeUran Ismaili tubim në lagjen Dardania: Zgjidhjet janë të qytetarëve, 15 milionë...

Uran Ismaili tubim në lagjen Dardania: Zgjidhjet janë të qytetarëve, 15 milionë buxhet për këtë lagje

Të ngjajshme

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Hoxhaj: VV për 6 vite në pushtet, s’e ndaloi Listën Serbe, sot bën drama në KQZ

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj...

Vetëm Lewandowski mund të humbasë një penallti të tillë!

E pabesueshme ajo që po ndodhë në “Spotify Camp...

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka nisur takimet me qytetarët e lagjeve të kryeqytetit për të ofruar zgjidhje specifike për problemet me të cilat ballafaqohen.

Ai ka theksuar se çdo lagje e Prishtinës do të ketë planin e vet të veprimit, të ndërtuar mbi nevojat dhe prioritetet të cilat kanë dalë nga takimet dhe bisedat e tij me qytetarët. Kjo seri e takimeve nisi të martën në Kodrën e Trimave, ndërsa sot ka vazhduar në lagjen Dardania.

Ismaili, para qytetarëve të kësaj lagjeje, shpalosi platformën e tij për Prishtinën, e cila ndërtohet mbi 5 zgjidhjet e prekshme për problemet kryesore të qytetit. Sipas tij, trafiku i rënduar, papastërtia, mungesa e sigurisë, ndërtimet pa plan dhe mungesa e hapësirave të gjelbra janë plagë të përbashkëta të kryeqytetit, të cilat mund të kapërcehen vetëm me zgjidhje të matshme dhe të mirëanalizuara, e jo me premtime utopike.

Para një numri të madh qytetarësh të Dardanisë, ai tha se kjo lagje, që dikur qëndronte si simbol i urbanizimit modern të Prishtinës, sot është e mbingarkuar nga ndërtime pa leje, uzurpim i hapësirave publike, mungesë e trotuareve dhe ndriçimit, mungesë gjelbërimi, pa siguri dhe me infrastrukturë të amortizuar.

“Qëllimi ynë është t’ia rikthejmë Dardanisë identitetin historik dhe ta përshtatim me zhvillimet moderne urbane, duke ruajtur memorien kolektive dhe karakterin origjinal të lagjes,” tha ai.

Për Dardaninë, Ismaili paralajmëroi projekte madhore “identifikuese” që pritet të realizohen gjatë katër viteve, me një investim që arrin deri në 15 milionë euro.

Premtimet kryesore janë:

Riparimi i fasadave të blloqeve të vjetra të banimit me ashensorë funksionalë dhe dritare termoizoluese,

Revitalizimi i Kurrizit dhe Qendrës “Santea”,

Dy parkingje nëntokësore (një në afërsi të orës së Kurrizit dhe një tjetër pranë shkollës “Dardania”),

Ndërtimi i një Qendre komunitare me pishinë gjysmë-olimpike.

Prezantimi i zgjidhjeve për lagjet nga Uran Ismaili do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme të fushatës. Ai po ofron zgjidhje të matshme, pas konsultimeve që ka bërë me komunitetin e qytetarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz