back to top
Monday, September 1, 2025
BallinaLajmeUran Ismaili shpalos 5 zgjidhjet për Prishtinën: Nga zhbllokimi i trafikut për...

Uran Ismaili shpalos 5 zgjidhjet për Prishtinën: Nga zhbllokimi i trafikut për 18 muaj te pezullimi i lejeve ndërtimore për 6 muaj

Të ngjajshme

Edon Zhegrova pritet në Juventus edhe me flamur të UÇK-së

Edon Zhegrova zbarkoi në Torino në mëngjesin e sotëm...

​Mbi 37 mijë nxënës nisin mësimin në Prishtinë

Mbi 37 mijë nxënës kanë nis vitin e ri...

Lushaku-Sadriu për subvencionimin e teksteve shkollore: I vonuar, kaotik dhe i pamjaftueshëm

Deputetja e Lidhjes Demokraktike të Kosovës Jehona Lushaku-Sadriu në...

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar pesë zgjidhjet e tij kryesore, të cilat sipas tij do të ndalin kaosin që ka përfshirë kryeqytetin vitet e fundit.

“Jeta në Prishtinë sot është më e vështirë se që ka qenë ndonjëherë. Me qeverisjen e fundit, Prishtina ka përjetuar veç eksperimente të dështuara. Këto janë pesë zgjidhjet e mia kryesore për Prishtinën,” u shpreh ai.

Pesë zgjidhjet që Ismaili prezantoi janë:

Zhbllokimi i trafikut për 18 muaj, me 100 autobusë të rinj, 60 semaforë shtesë, 5 parkingje në hyrjet kryesore dhe një qendër dixhitale për menaxhim të trafikut.

Qytet i pastër 24/7, me 60 kamionë të rinj për mbeturina, 2,100 kontejnerë në çdo lagje dhe depo speciale për mbeturina voluminoze e ndërtimore.

Prej betonit te komuniteti, me pezullimin e lejeve të reja të ndërtimit për 6 muaj, mbjelljen e 100 mijë drunjve dhe qasje në park jo më larg se 300 metra nga çdo shtëpi.

Hapja e sheshit “Xhorxh Bush” në javën e parë, duke krijuar kushte për këmbësorë dhe vetura.

Rrugë të sigurta, me ndriçim në 1,000 rrugë shtesë, 450 km trotuare të reja, trajtim human të 5,000 qenve endacakë dhe 200 oficerë sigurie në shkollat e Prishtinës.

“Programi ynë e bën Prishtinën qytet me të cilin krenohemi,” përfundoi Ismaili.

Ai ka ftuar qytetarët që të vizitojnë www.kohaperprishtinen.com për të parë platformën e plotë të zgjidhjeve dhe për t’iu bashkuar ekipit të tij për një Prishtinë funksionale dhe të jetueshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz