United merr vendimin për Carrickun

Manchester United është i gatshëm t’i japë trajnerit Michael Carrick më shumë kohë për ta kthyer sezonin në drejtimin e duhur, pavarësisht krizës së rezultateve dhe presionit në rritje ndaj tij.
Sipas raportimeve të mediave angleze, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë të gatshëm ta mbajnë Carrickun në krye të skuadrës, edhe pse ekipi po kalon një nga periudhat më të vështira të sezonit në Premier League.
United ka regjistruar vetëm një fitore në kampionat dhe ndodhet vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria. Situata është përkeqësuar pas dy humbjeve të rënda, fillimisht ndaj Comos me rezultat 4-1 dhe më pas ndaj Bournemouthit 3-0.
Përveç rezultateve negative, te gjiganti anglez raportohet se ka pakënaqësi edhe brenda dhomës së zhveshjes. Mbrojtësi Lisandro Martinez ka kritikuar publikisht anëtarë të bordit, ndërsa kapiteni Bruno Fernandes ka vënë në pikëpyetje taktikat e ekipit.
Fernandes nuk u aktivizua në ndeshjen kundër Bournemouthit, duke qëndruar në stol gjatë gjithë takimit, çka ka shtuar pikëpyetjet për situatën në klub.

Lexo edheMbappe kërkon falje publike pas polemikës në Kinë
Edhe tifozët kanë shfaqur reagime të përziera. Pas humbjes së fundit, ata brohoritën emrin e Carrickut teksa trajneri largohej nga fusha, por më pas vërshëllyen fuqishëm lojtarët e skuadrës.
Sipas raportimeve, Carrick pritet të jetë ende në krye të Manchester Unitedit për ndeshjen e radhës kundër Chelseat, e cila zhvillohet të shtunën, më 31 tetor. Kjo sfidë mund të jetë një mundësi e rëndësishme për skuadrën që të reagojë dhe të nisë kthesën në kampionat.














