back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaSportUmtiti merr vendimin e papritur si futbollist

Umtiti merr vendimin e papritur si futbollist

Të ngjajshme

Futbollisti, Samuel Umtiti ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 31 vjeç.

Mbrojtësi francez largohet nga futbolli pas një karriere të shënuar nga fitimi i Kupës së Botës 2018 me Francën.

Para se të tërhiqej nga futbolli, klubi i fundit i Umtitit ishte Lille , të cilës ai iu bashkua në vitin 2023. Lëndimet kufizuan ndikimin e tij gjatë qëndrimit atje, me problemet me gjurin që vazhduan ta shqetësonin, shkruan IndeksOnline.

Umtiti iu bashkua Barcelonës nga Lyon në vitin 2016 dhe fitoi dy tituj të La Ligës, tre trofe të Kupës së Mbretit dhe dy Superkupa Spanjolle gjatë kohës së tij në Camp Nou.

“Pas një karriere intensive me ulje-ngritje, ka ardhur koha të themi lamtumirë”, tha Umtiti në një postim në Instagram.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz