back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeUltimatumi ndërkombëtar për Demarkacionin

Ultimatumi ndërkombëtar për Demarkacionin

Të ngjajshme

Andrew Tate humbet meçin e tij debutues në boks

Ylli i rrjeteve sociale, Andrew Tate ka bërë debutimin...

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima,...

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...
- Advertisement -

Pas dy dështimeve të njëpasnjëshme të Kuvendit të Kosovës për miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në mungesë të konsensusit të brendshëm politik bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga subjektet politike që sa më shpejt ta përmbyllë këtë çështje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Zyrtarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, nga Ambasada e Gjermanisë, si dhe nga Komisioni Evropian kanë thënë se ratifikimi i Demarkacionit është hap vendimtar në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ambasadori i amerikan në Kosovë, Greg Delawie, pas shtyrjes së seancës për Demarkacionin për të mërkurën e ardhshme ka kërkuar nga partitë politike që të arrijnë një marrëveshje për të ratifikuar Marrëveshjen e Vjenës. Ai ka thënë se partitë duhet të bëjnë marrëveshje që i vendos qytetarët në radhë të parë.

“Tani është koha që të gjitha partitë politike të demonstrojnë lidership. Bëni një marrëveshje që i vendos qytetarët në radhë të parë. Kaloni Marrëveshjen e Demarkacionit”, ka shkruar Delawie në llogarinë e tij në “Twitter”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz