BallinaBotëUlen tensionet, Erdogan mesazh urimi Putinit për festën Kombëtare

Ulen tensionet, Erdogan mesazh urimi Putinit për festën Kombëtare

Të ngjajshme

Kurti: Kosovës i duhet president konsensual

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas...

Të shtunën në Kojnare të Kumanovës, hapet Tregu i parë i veturave në rajon

Ndermarrja Publike “Tregu i Gjelberte” Kumanove, te shtunen do...

Dua Lipa publikon fotografi të reja, stil që rikthen frymën e “The Princess Diaries”

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr sërish...

 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka dërguar një mesazh urimi homologut rus me rastin e Festës Kombëtare të Rusisë, shkëmbimi i parë zyrtar i këtij niveli pas disa muaj tensionesh mes tyre.

 

“Konfirmojmë se presidenti Erdogan i ka dërguar një letër urimi presidentit rus, Vladimir Putin me rastin e Festës Kombëtare të Rusisë që u përkujtua më 12 qershor”, bëri të ditur për median një zyrtar i presidencës turke.

Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Ankarasë dhe Moskës janë përkeqësuar ndjeshëm në muajin nëntor pas rrëzimit të një avioni bombardues rus nga ana e aviacionit turk në hapësirën e kufirit sirian, një akt i justifikuar sipas Turqisë për shkelje të paligjshme të hapësirës së saj ajrore.

Rusia më pas dekretoi një valë sanksionesh ekonomike kundër Ankarasë zyrtare duke u bërë thirrje shtetasve të saj të mos ndërmarrin udhëtime turistike në këtë vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz