BallinaLajmeProtesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të...

Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të rinjtë shqiptarë

Të ngjajshme

Kurti: Kosovës i duhet president konsensual

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas...

Të shtunën në Kojnare të Kumanovës, hapet Tregu i parë i veturave në rajon

Ndermarrja Publike “Tregu i Gjelberte” Kumanove, te shtunen do...

Dua Lipa publikon fotografi të reja, stil që rikthen frymën e “The Princess Diaries”

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr sërish...

Tre personat e ndaluar pas përplasjeve fizike gjatë protestës së studentëve në Shkup, janë lënë të lirë nga policia.

Të rinjtë u liruan pas identifikimit dhe marrjes së deklaratave, por duket nuk kanë shpëtuar nga masat për prishje të rendit dhe qetësisë publike, shkruajnë mediat në Maqedoninë e Veriut.

Incidenti ndodhi pak para se protestuesit studentë të mbërrinin përpara Ministrisë së Drejtësisë.

Dyshohet se përplasja nisi pas një provokimi nga ana e një të riu maqedonas, çka solli reagimin e dy të rinjve shqiptarë. Ndërkohë, njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi, bëri thirrje për zbatimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke theksuar se çdo devijim apo miratim i ligjeve të reja që nuk harmonizohen me këtë ligj përbën kthim prapa për shqiptarët.

Ai deklaroi se kërkesat e studentëve duhet të mbështeten në ligjin ekzistues dhe jo të kërkojnë krijimin e mekanizmave apo komisioneve të reja. “Nëse studentët maqedonas kanë 10 provime në gjuhën maqedonase, ne nuk kërkojmë 10 komisione apo 10 ligje të reja, por vetëm një zgjidhje që bazohet në ligjin aktual”, deklaroi ai.

Një ditë më parë, në Shkup u mbajt protesta e dytë e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës dhe provimet e tjera shtetërore të mund të jepen edhe në gjuhën shqipe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz