back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaBotëUkraina dënon me burgim të përjetshëm ushtarin rus

Ukraina dënon me burgim të përjetshëm ushtarin rus

Të ngjajshme

Një gjykatë ukrainase ka dënuar me burgim të përjetshëm një ushtar rus për vrasjen e një të burgosuri ukrainas të luftës, raporton “BBC”. 

Dmitry Kurashov (27) u shpall fajtor se qëlloi për vdekje Vitalii Hodniukin (41), një ushtar ukrainas që ishte kapur rob lufte në vitin 2024. 

Policia nacionale e Ukrainës tha se “raportet e ekspertëve, dëshmitë  e dëshmitarëve dhe një videoincizim nga vendi i ngjarjes konfirmoi se ushtari rus qëllimisht vrau të burgosurin e luftës me urdhra të komandantëve, që kishin udhëzuar trupat të mos merrnin rob ushtarë ukrainas”. 

Gjatë gjykimit disa mujor që nisi më herët këtë vit, gjykata dëgjoi se si njësiti i Kurashovit u fut në pozicionet ukrainase në rajonin e Zaporizhzhias në mëngjesin e 6 janarit të vitit 2024. 

Prokuroria tha se ndonëse Hodniuk doli nga streha i paarmatosur dhe u dorëzua, Kurashov e qëlloi me AK-47 nga afërsia – duke shkelur ligjet e luftës. 

Kurashov dhe pjesa tjetër e njësitit të tij u kapën më pas nga forcat ukrainase dhe u morën si të burgosur lufte. 

Kurashov fillimisht u deklarua i fajshëm, por më pas u tërhoq, duke thënë se e kishte bërë këtë vetëm për të ikur nga gjykimi në shpresë se do të lirohej si i burgosur lufte. Ai insistoi se ishte një mjek rus – që më pas vdiq – që e qëlloi më pas Hodniukun. 

Të Fundit

Sport

ShowBiz