UEFA tregon pse u anulua goli i Ajax kundër Realit

Nicolas Tagliafico shënoi gol në minutën e 38-të të ndeshjes kundër Real Madrid. Por ai gol iu mohua Ajaxit pas intervenimit të VAR.
Ky rast u komentua shumë duke marrë edhe kritika se u bë e pa drejtë.
Por UEFA përmes një njoftimi ka bërë të ditur arsyet e anulimit të golit dhe sipas tyre gjithçka është në rregull.

Lexo edheAjax – Real Madrid, formacionet zyrtare
“VAR në UCL: në minutën e 38-të të ndeshjes së parë të Ajax kundër Madridit, goli i shënuar nga Nicolás Tagliafico u anulua pas një rishikimi të VAR. Arbitri identifikoi se shoku i skuadrës së Tagliafico, Dušan Tadić, ishte në pozitë jashtë loje dhe e pengoi portierin”, ka shkruar UEFA.
Kujtojmë se VAR është futur në Ligën e Kampionëve nga faza e 1/8 pas shumë kritikave në fazën e grupeve. /IndeksOnline/














