UEFA-ja po e përgatit të bëjë një revolucion sa u përket ndeshjeve kualifikuese të kombëtareve.
Kjo pasi që dëshirojnë të ndryshojnë sistemin me grupe siç ka qenë deri tani dhe dëshirojnë të implementojnë formatin zvicerian, njësoj sikurse ajo e Ligës së Kampionëve.
Ky sistem mund të hyjë në fuqi që në kualifikueset e ardhshme për Kampionatin Evropian të vitit 2028, me UEFA-n që dëshiron që ta bëjë garën më kompetitive dhe më pak të mërzitshme si edhe për të ofruar përballje mes gjigantëve të mëdha të kontinentit.
Tifozët e futbollit po zhgënjehen gjithnjë e më shumë nga pushimet ndërkombëtare – ka tre në tre muajt e parë të sezonit dhe organet drejtuese tani duket se po i dëgjojnë.
Ky pushim dyjavor i ndeshjeve ndërkombëtare në tetor është i fundit i këtij lloji, me plane që tashmë janë në vend për ta ndërprerë atë nga viti 2026 e tutje./IndeksOnline/