back to top
Friday, January 30, 2026
BallinatoplajmiUEFA e zgjedh ‘raketën’ e Rashicës si golin më të mirë për...

UEFA e zgjedh ‘raketën’ e Rashicës si golin më të mirë për vitin 2018

Të ngjajshme

Kosova lirisht mund të thuhet se gjatë këtij viti shënoi suksesin më të madh në historinë e futbollit, pikërisht me kualifikimin në ‘play-off’ të Ligës së Kombeve.

Nga shumë gola të shënuar nga kombëtarja kosovare, ka qenë edhe ai i Milot Rashicës, shkruan gazetametro.net.

Rashica kishte shënuar një gol të mrekullueshëm kundër Ishujve Faroe më 14 tetor 2018.

E pikërisht këtë gol, UEFA Euro 2020 e ka zgjedhur si më të mirin për vitin 2018 në Ligën e Kombeve.

Ylli Kosovar e kishte dërguar topin drejtë e në rrjet me një goditje të fuqishme.

Kujtojmë se tani Kosova ka kaluar në fazën ‘play-off’ të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Maqedoninë./gazetametro.net


Të Fundit

Sport

ShowBiz