U SHIT PËR 26 MILIONË EURO, KEDS FITOI 86 MILIONË EURO PËR TRI VITE
BILLI
Lexo edheMustafa për 28 Nëntorin: Të gjithë sot ndjehemi Një
Kompania turke Çalik-Limak e cila ka privatizuar rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, në vitin 2013, për vetëm 26 milionë euro, ka realizuar fitim prej 86 milionë eurove, brenda tre viteve.
Të dhënat u bënë publike nga emisioni dokumentar “Zona Express” që u transmetua sonte në televizionin “Dukagjini”.
Qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi e kishte shitur rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike tek kompania e udhëhequr nga njerëz të afërm të liderit turk, Recep Tayp Erdogan.

Lexo edheMustafa për 28 Nëntorin: Të gjithë sot ndjehemi Një
Disa muaj pas shitjes së distribucionit, Qeveria ia kishte ndarë edhe 17 milionë euro kompanisë turke, me një vendim të ZRE-së./Insajderi.com