back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaBotëU rrokullis me veturë nga 137 metra lartësi, shpëton mrekullisht gruaja amerikane

U rrokullis me veturë nga 137 metra lartësi, shpëton mrekullisht gruaja amerikane

Të ngjajshme

Kjo është modelja që doli brenda pak ditëve me dy tenistët më të mirë në botë

Modelja Brooks Nader (28), e quajtur “mbretëresha e bikinive”,...

Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: “I etur për gjak”

“Sulmet izraelite nuk synojnë vetëm Katarin, por çdo vend...

Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.5 përqind

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare...

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë...

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Një grua ka mbijetuar mrekullisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi vetura e saj doli nga rruga dhe u rrokullis poshtë një shkëmbi që ishte 137 metra i lartë.

Gruaja e paidentifikuar ishte duke e vozitur veturën e saj në autostradën që kalon përgjatë bregdetit të Kalifornisë Veriore, kur automjeti doli nga rruga të martën në mëngjes. Një çiklist e pa aksidentin dhe e lajmëroi Patrullën e Autostradave.

Autoritetet thanë se vetura do të rrokullisej edhe 240 metra më poshtë, nëse ajo nuk do të ndalej në një dru. Shaun Bouea, anëtar i ekipit mjekësor që mori pjesë në shpëtimin e gruas së aksidentuar, tha para gazetarëve se vetura ndoshta nuk do të vërehej nga askush, nëse aty nuk do të ishte çiklisti, sepse kjo zonë ka drurë të dendur.

“Ajo kishte shumë fat. Sikur të isha në vendin e saj, do ta bleja një tiketë të lotarisë”, tha Bouyea. Pasi e kishte telefonuar shërbimin e emergjencës, çiklisti kishte provuar të lëshohej poshtë shkëmbit për ta ndihmuar gruan e aksidentuar.

Për të arritur deri te vetura e rrokullisur, ekipet e shpëtimit u detyruan të përdorin litarë. Ata e larguan xhamin e përparmë të veturës dhe e tërhoqën gruan e lënduar.

Vozitësja ka pësuar lëndime të rënda, por ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ajo tash po trajtohet në një spital të Napas, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz