Wojciech Szczesny ka rinovuar me Barcelonën.
Porteri polak ka zgjatur kontratën me “Katalunasit” deri në vitin 2027, raporton IndeksOnline.
Rinovimi është bërë zyrtar edhe nga vet ekipi.
Szczesny u rikthye nga pensionimi vetëm për të luajtur për Barcelonën. Një telefonatë i mjaftoi polakut që të vendosë sërish dorëzat në duar dhe të veshët me fanellën “Blaugrana” që nga tetori i vitit që lëmë pas./IndeksOnline/
- Advertisement -