back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaShqiptareU masakrua me thikë para shkollës së djalit, kush është shqiptarja që...

U masakrua me thikë para shkollës së djalit, kush është shqiptarja që humbi jetën në Itali

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ditën e sotme, ku një 37-vjeçare shqiptare është sulmuar me thikë ndërsa priste djalin para shkollës.

Shqiptarja është identifikuar si Bruna Meuca Hella, ndërsa sipas mediave italiane ajo është sulmuar me thikë përpara shkollës së djalit të saj 10-vjeçar.

Ajo është goditur disa herë me thikë nga një burrë, i cili dyshohet se mund të jetë ish-bashkëshorti.

Bruna banonte pranë shkollës dhe ajo ka shkuar në shtëpinë e saj përpara se të lajmëronte ambulancën. Pavarësisht nxitimit për ta transportuar për në spital, Bruna ka mbërritur e pajetë në duart e mjekëve.

Tashmë agjentët e mjekësisë ligjore janë duke punuar në zbardhjen e ngjarjes së rëndë, rindërtimin e dinamikës së sulmit dhe identifikimin e autorit./Abcnews.al

Të Fundit

Sport

ShowBiz