back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeU la jashtë listës për deputetë nga PSD-ja, flet Frashër Krasniqi

U la jashtë listës për deputetë nga PSD-ja, flet Frashër Krasniqi

Të ngjajshme

Turqia e ”shkel” Greqinë dhe prek finalen e Eurobasketit, shkëlqen Ercan Osmani

Turqia është finalistja e dytë e Eurobasketit. Kombëtarja e Turqisë...

FSK dhe FARSH trajnohen së bashku në kërkim-shpëtimin malor

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë,...

Kjo është arsyeja pse Donnarumma zgjodhi numrin 25 te Manchester City

Portieri i kombëtares së Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka shpjeguar...

Partia e Shpend Ahmetit, PSD, e cila është në koalicion parazgjedhor me AAK’në gjatë ditës se djeshme ka bërë publike emrat e kandidatëve për deputet, mirëpo aty nuk gjendej edhe emri i Frashër Krasniqit, ish-deputeti nga legjislatura e kaluar në Parlamentin e Kosovës.

Ish-deputeti Frashër Krasniqi nga radhët e PSD’së, ka sqaruar për Gazeta Metro se lënia jashtë nga lista  e kandidatëve për deputetë nga kjo parti, ka qenë nja gabim teknik.

“Ka qenë thjeshtë një gabim teknik, unë do të jem kandidat për deputet nga radhët e PSD’së” ka thënë Krasniqi.

Vlenë të theksohet se Shpend Ahmeti, dje ka publikuar emrat e 10 deputetëve aktual të PSD’së që do të jenë kandidatë edhe për legjislaturën e ardhshme ku mungonte Frashër Krasniqi, Ahmeti kishte listuar këta emra: Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Faton Topalli, Sali Salihu, Besa Baftiu, Aida Dërguti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz