back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaKulturëU hap ekspozita e punimeve në vizatim të nxënësve të shkollave 9...

U hap ekspozita e punimeve në vizatim të nxënësve të shkollave 9 vjeqare të Mitrovicës

Të ngjajshme

Organizuar nga Galeria e Arteve të Qytetit të Mitrovicës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, është hapur ekspozita e punimeve në vizatim të nxënësve të të gjitha shkollave 9 vjeçare të qytetit.

Drejtori i Arsimit në komunën e Mitrovicës, Skender Avdiu, përshëndeti nxënësit për punimet e tyre, të cilat i vlerësoi të cilësisë së lartë. Ai tha se ky është një aktivitet i qëlluar dhe i suksesshëm i Galerisë së Arteve të Komunës dhe premtoi se institucionet komunale do të vazhdojmë t’i përkrahin edhe më tej aktivitetet e këtilla dhe të ngjashme kulturore të nxënësve të komunës.

Drejtori i Galerisë së Arteve, Shefqet Abrazhda, pasi përshëndeti të pranishmit, foli për përpjekjet që Galeria po bënë për të promovuar aktivitetet e ndryshme në këtë fushë, duke premtuar njëkohësisht organizimin më të shpeshtë të ekspozitave të ndryshme, të cilat sigurisht se i kontribuojnë zhvillimit të vlerave artistike në përgjithësi.

Ekspozita ka karakter garues, ndërsa që teknika e punimeve kishte të bëjë vetëm me laps. Në këtë aktivitet morën pjesë përreth 30 nxënës, punimet e të cilëve janë përzgjedhur nga arsimtarët e artit figurativ të shkollave përkatëse.

Juria profesionale vlerësoi se të gjitha punimet ishin të realizuara shumë mirë, andaj edhe ndau për të gjithë garuesit mirënjohje, ndërkohë që për ato më të dalluarat ndau çmime.

Punimi më i mirë u vlerësua ai Edmond Gashit. Vendin e dytë e zunë punimet e Valbona Haziri dhe Malda Gashi, ndërsa të tretin Doruntina Fazliu dhe Enesa Beqiri.

Fotografia e Komuna Mitrovicës

Fotografia e Komuna Mitrovicës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz