back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmeU gjet pa shenja jete një grua skaj rrugës Pejë-Rugovë – ShKShMK...

U gjet pa shenja jete një grua skaj rrugës Pejë-Rugovë – ShKShMK jep detaje për operacionin

Të ngjajshme

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka njoftuar se me 25 tetor të këtij viti kanë pranuar një thirrje nga disa kalimtarë rasti në Grykën e Rugovës, për një aksident.

Sipas kësaj Shoqate, dyshohej se një qytetare kishte rënë në një greminë me lartësi rreth 50 metra në skajin e rrugës Pejë-Rugovë, apo saktësisht te lokacioni i njohur si “i 7-ti”, shkruan lajmi.net.

“Ekipet e shërbimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes brenda disa minutash dhe menjëherë e kanë lokalizuar viktimën. ​Për fat të keq, viktima është gjetur pa shenja jete. Për të parandaluar kapjen e trupit nga rrjedha e ujit të Lumbardhit të Pejës, u morën masat fillestare të sigurisë. Më pas, në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet forenzike nga ana e Policisë së Kosovës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML). ​Operacioni ka përfunduar me tërheqjen e trupit të viktimës nga pozita e vështirë, i realizuar nga shpëtuesit e ShKShMK në bashkëpunim me Njësinë e Zjarrfikësve nga Peja”, ka njoftuar ShKShMK.

​ShKShMK ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve për këtë humbje të rëndë. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz