back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeU dënuan që s’ia zbuluan shpenzimet, koha kur Prindoni i presidentes donte...

U dënuan që s’ia zbuluan shpenzimet, koha kur Prindoni i presidentes donte karburant nga shteti

Të ngjajshme

Djali i Maldinit me klub të ri, i bashkohet gjigantit italian

Djali i Paolo Maldinit, Daniel është bërë me skuadër...

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës që aktualisht drejtohet nga Donika Gërvalla-Schwarz është gjobitur me 13 mijë euro, meqë nuk ua ka dhënë mediave të dhënat për shpenzimet për karburante të diplomatit, burrit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut.

Kërkesa e mediumit “Insajderi” kishte qenë që t’iu jepej qasje në dokumenta pulbike për të ditur shpenzimet për karburante të diplomatit Sadriu nga shkurti 2019 deri në shkurtin 2022.

Nga AIP kanë treguar se MPJ ka refuzuar t’i japë këto shpenzime për mediumin në fjalë edhe përkundër paralajmërimeve.

Por Sadriu përmes një letre që ishte publikuar në media kishte kërkuar në mars të vitit 2020 që t’i mundësohej shfrytëzimi i karburantit përmes procedurave të Ambasadës së Kosovës në Shkup derisa ky i fundit të gjejë banesë për qëndrim në Shkup

Nga Ministria e Punëve të Jashtme një kërkesë të tillë e kishin cilësuar si të bazuar meqë procedura për gjetjen e një banese merr kohë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz