back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaBotëTurqia mes tre vendeve kryesore, eksportoi 1.2 milion ton makarona

Turqia mes tre vendeve kryesore, eksportoi 1.2 milion ton makarona

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Turqia eksportoi 1.2 milion ton makarona me vlerë 600 milionë dollarë gjatë vitit 2018, tha kryetari i Shoqatës së Industrialistëve të Makaronave të Turqisë, Abdulkadir Külahçıoğlu (TMSD).

Ai tha se të ardhurat totale të sektorit të makarona të vendit arritën në 1 miliard dollarë në vitin 2018.

“Eksportet e sektorit u rritën 14 për qind në vit, krahasuar me 2017. Objektivi i vendosur në fillim të vitit – eksportimi i 1.2 milion ton makarona – u arrit”, vuri në dukje Külahçıoğlu.

Turqia eksporton makarona në 154 vende në nivel global, ku Afrika ka një pjesë prej 68 për qind në eksportin e makaronave.

Külahçıoğlu gjithashtu parashikon që eksportet e makarona të vendit do të rriten 15 për qind në 2019.

Turqia është midis tri vendet kryesore të eksportuesve të makaronave, së bashku me Italinë dhe Kinën, sipas observatorit të kompleksitetit ekonomik OEC.

Ndërkohë, SHBA, Gjermania dhe Franca janë importuesit kryesorë të pastave, tregojnë të dhënat e OEC. /Telegrafi


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz