back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeTuristë nga Kosova, mos u mashtroni, ja sa është vlera e lekut...

Turistë nga Kosova, mos u mashtroni, ja sa është vlera e lekut në Shqipëri

Të ngjajshme

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...

Ajër i ndotur në Prishtinë, i 13-ti më i dobëti në botë

Mbi kryeqytet po mbizotëron ajër i ndotur. IndeksOnline raporton se...
- Advertisement -

Fillimi i kësaj jave që përkon bashkë me fillimin e muajit korrik dhe pikën e sezonit veror turistik, ka sjellë në tregun e këmbimit valutor vendas, forcimin e pozitave të Leku kundrejt valutave kryesore.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet të hënën me 125.84 lekë, ose 0.09 lekë më pak se një ditë më parë. Dollari këmbehet 108.11 lekë me një rënie të lehtë prej 0.02 lekë. Ndërsa Franga zvicerane dhe Dollari australian kanë humbur përkatësisht sot në këmbim me lekun 0.11 pikë dhe 0.28 pikë.

 

 

Gjatë javës që lamë pas monedha evropiane në tregun vendas valutor reflektoi qëndrueshmëri për shkak të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në treg. Por piku i sezonit turistik që shoqërohet me prurje të madhe të valutës në treg, pritet të forcojë pozitat e Lekut dhe të dobësojë valutat.

Ndërhyrjet e BSH që prej fillimit të muajit qershorit, pasi Euro zbriti në 124.1 lekë arritën të stabilizonin Euron në nivelin e rreth 126 lekëve javën e fundit.

Por ekspertët presin që Euro të jetë e dobët për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me prurjet e turistëve dhe të emigrantëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz