back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBotëTrupi i Al-Baghdadit është varrosur në det

Trupi i Al-Baghdadit është varrosur në det

Të ngjajshme

Ramadani: Shërbimet e Serbisë po i trajnojnë serbët në veri

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, mbi funksionimin e kanaleve...

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron...

ShBA ka varrosur në det pjesët e mbetura nga trupi i kreut të organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr al-Baghdadi i cili u vra gjatë një operacioni të ndërmarrë në fundjavë në Idlib të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ka patur një kuriozitet për mbetjet e trupit të kreut të DEASH-it i cili u mor nga zona e operacionit dhe u dërgua në një bazë amerikane për testin e ADN-së.

Një zyrtar i mbrojtjes amerikane i cili nuk dëshiron të zbulojë emrin dhe i cili ka folur për AA lidhur me çështjen ka konfirmuar se trupi i Baghdadit është varrosur në det.

Zyrtari po ashtu ka thënë se nuk do të ndajë detajet lidhur me vendin dhe mënyrën e varrosjes së trupit.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Mark Milley tha se mbetjet e trupit janë asgjësuar në përputhje me ligjin ndërkombëtar të luftës.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse trupi i Al-Baghdadit është varrosur apo jo në det brenda ditës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Mark Milley tha se mbetjet e trupit janë asgjësuar në përputhje me ligjin ndërkombëtar të luftës.

Kreu terrorist Al-Baghdadi u vra gjatë një operacioni të ndërmarrë me 8 helikopterë nga forcat speciale amerikane në veri të Idlibit.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Al-Baghdadi vdiq bashkë me tre fëmijët pranë tij duke shpërthyer jelekun vetëvrasës që kishte mbi trup pasi hyri në njërin prej tuneleve pa dalje poshtë shtëpisë ku ndodhej.

Të Fundit

Sport

ShowBiz