Trump urdhëron hapjen e dokumenteve për atentatin ndaj Kennedy-t

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, janë hapur për opinionin 2.891 dokumente në lidhje me vrasjen e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga Shtëpia e Bardhë, dhe siç u njoftua më parë, Trump filloi me hapjen e dokumenteve sekrete në lidhje me vrasjen e Kennedy.
Arkivi Kombëtar i SHBA-së hapi në internet një pjesë të dokumenteve të klasifikuara, dhe po ashtu punohet edhe për hapjen e pjesës tjetër.
Pritet që pjesa tjetër e dokumenteve në lidhje me këtë ngjarje të hapen për publikun deri më 26 qershor 2018.
Sa i përket dokumenteve të veçanta “të ndjeshme”, opinioni do të ketë qasje tek to vëtëm pasi të bëhet vlerësimi i tyre nga CIA dhe FBI. Qasja në dokumete mundësohet përmes faqes së internetit “archives.gov”

Lexo edheËshtë prioritet i Turqisë që Kosova të jetë e fortë
Trump kohët e fundit paraljmëroi hapjen e dokumenteve nëpërmjet rrjetit social Twitter.
“Për të pasur më tepër informacione, do të lejohet hapja e dokumenteve në lidhje me JFK, të cilat për një kohë të gjatë ishin të ndaluara”, shkroi Trump.
Sipas ligjit për dokumentet në lidhje me atentatin e Kennedy-t të vitit 1992, autoritetet përkatëse janë të detyruara që në afat brenda 25 vitesh të publikojnë miliona dokumente, ku shumica e tyre janë dokumente të FBI dhe CIA. Ky afat skadon më 26 tetor të këtij viti.
Arkivi Kombëtar i SHBA-së deri më tani ka publikuar një numër të madh dokumentesh në lidhje me Kennedy-n, por disa informacione brenda dosjes mund të kenë qasje vetëm me lejen e presidentit të vendit.














