back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëTrump: Po t'i bënte dikush ato që unë i kam bërë në...

Trump: Po t’i bënte dikush ato që unë i kam bërë në Siri, do të shpallej hero

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, tha se vendi i tij është duke u tërhequr nga Siria, ashtu sikur ka premtuar në fushatën zgjedhore, tranmseton Anadolu Agency (AA).

“Nëse dikush, përpos Donald Trump, do të bënte atë që e kam bërë unë në Siri, e cila ishte një rrëmujë e mbushur me DEASH, ai do të bëhej hero”, tha Trump në rrjetin social Twitter, në përgjigje ndaj kritikave kundër tërheqjes së trupave amerikane nga Siria.

“DEASH thuajse ka mbaruar. Ne ngadalë po i dërgojmë trupat tanë në shtëpi për të qenë me familjet e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë luftojmë me mbetjet e DEASH-it”, është shprehur Trump.

Trump tha se gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016 kishte mbështetur largimin e ushtarëve nga Siria.

“Kam bërë fushatë për të dalur nga Siria dhe vende të tjera. Tani kur filluam të tërhiqemi, mediat e lajmeve të rreme, ose disa gjeneralë të dështuar të cilët nuk ishin në gjendje të kryenin punën para se të arrija unë, kanë dëshirë të ankohen për mua dhe taktikat e mia, të cilat po funksionojnë. Unë vetëm po bëj atë që kam thënë se do ta bëja”, ka shkruar Trump.

Presidenti amerikan ka thënë se janë ekspertët e rrëmë dhe lajmet e rreme ata që ankohen për tërheqjen e Washingtonit.

“Edhe po të qëndroja në luftërat që nuk kanë fund, ata sërish nuk do të ishin të kënaqur”, ka thënë Trump.

Të Fundit

Sport

ShowBiz