BallinaJetëKurioziteteTrump njofton publikimin e dosjeve për UFO-t

Trump njofton publikimin e dosjeve për UFO-t

Të ngjajshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar publikimin e pjesës së parë të dosjeve që lidhen me UFO-t dhe fenomenet ajrore të paidentifikuara.

Përmes një postimi publik, Trump tha se Departamenti i Luftës ka bërë publike dokumente dhe video që, sipas tij, lidhen me jetën aliene dhe objektet fluturuese të paidentifikuara, në kuadër të një përpjekjeje për “transparencë të plotë dhe maksimale”.

“Sa i përket premtimit tim për ju, Departamenti i Luftës ka publikuar pjesën e parë të dosjeve të UFO-ve/UAP-ve për shqyrtim dhe studim.

Në një përpjekje për transparencë të plotë dhe maksimale, ishte nderi im të udhëzoja Administratën time që të identifikonte dhe të ofronte dosje qeveritare që lidhen me jetën aliene dhe jashtëtokësore, fenomenet ajrore të paidentifikuara dhe objektet fluturuese të paidentifikuara.

Ndërsa administratat e mëparshme nuk kanë arritur të jenë transparente për këtë temë, me këto dokumente dhe video të reja, njerëzit mund të vendosin vetë, ” se çfarë po ndodhë”. Argëtohuni dhe shijojeni!” shkroi Trump.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz