BallinaLajmePas incidentit në Trepçë, Sindikata e Minatorëve alarmon për mungesë investimesh dhe...

Pas incidentit në Trepçë, Sindikata e Minatorëve alarmon për mungesë investimesh dhe rrezikim të jetës së punëtorëve

Të ngjajshme

Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje publike...

Sulme të reja godasin anijet pranë Hormuzit

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, diskutoi luftën e Iranit me Presidentin...

Juventusi publikoi fanellat e reja, Zhegrova shkoi menjeherë për ta blerë një

Skuadra e Juventusit ditë më parë publikoi fanellat e...

Qeveria britanike në krizë, Starmer pranon dorëheqjen e parë

Sekretari i Shëndetësisë në Britani të Madhe, Wes Streeting,...

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar pas incidentit të ndodhur në minierën e Trepça në Stan Tërg, ku disa minatorë mbetën të bllokuar përkohësisht si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Përmes një reagimi publik, sindikata tha se prej kohësh ka alarmuar për gjendjen e rënduar në minierë dhe mungesën e investimeve, duke paralajmëruar se situata po rrezikon drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e minatorëve.

“Sot tashmë po vërtetohet ajo që kemi theksuar prej kohësh. Gjendja në minierë është shqetësuese dhe kërkon veprim urgjent”, thuhet në reagim.

Sindikata theksoi se Trepça ka nevojë urgjente për investime serioze në pajisje dhe përmirësim të kushteve të punës, duke shtuar se përdorimi i pajisjeve të vjetra dhe mungesa e mirëmbajtjes vetëm sa rrisin rrezikun për punëtorët.

Tutje, u kërkua nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa konkrete për të parandaluar incidente të tjera në të ardhmen.

“Shpresojmë që të mos kemi pasoja në jetë njerëzish, sepse çdo vonesë në reagim mund të kushtojë shtrenjtë. Siguria e minatorëve duhet të jetë prioritet absolut”, thuhet më tej në reagim.

Ndryshe, minatorët që kishin mbetur në minierë pas defektit në furnizimin me energji elektrike kanë arritur të evakuohen në mënyrë të sigurt. /Lajmi.net/

- Advertisement -