back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaLajmeTrump nënshkruan urdhër ekzekutiv për TikTokun për t’i hapur rrugën për pronësi...

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për TikTokun për t’i hapur rrugën për pronësi në ShBA

Të ngjajshme

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për TikTokun për t’i hapur rrugën për pronësi në ShBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv...

Gjendet 58-vjeçari i raportuar i zhdukur në Prishtinë

Është gjetur Fatmir Murtezi, 58-vjeçari i cili ishte raportuar...

Barcelona e mposht me përmbysje Oviedon, vazhdon ndjekjen ndaj Realit

Barcelona e ka shënuar fitoren e radhës në La...

Real Oveido festoi herët, Barça i kujtoi se ndeshja ka dy pjesë

Barcelona ka regjistruar një fitore të rëndësishme si mysafire...

Pentagoni thërret mbledhje urgjente me 800 gjeneralë

Sekretari Amerikan i Luftës Pete Hegseth ka urdhëruar qindra...

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për TikTokun, i cili do të lejojë që aplikacioni të vazhdojë të funksionojë në Shtetet e Bashkuara.

Trump zhvilloi bisedime me presidentin e Kinës, Xi Jinping, javën e kaluar, ku dyshja diskutoi kushtet përfundimtare të një marrëveshjeje.

Aplikacioni u urdhërua të mbyllej për përdoruesit amerikanë deri në janar 2025 nëse pronari i tij kinez, firma teknologjike “ByteDance” me seli në Pekin, nuk do të shiste asetet e saj në vend.

Ndalimi u shty katër herë nga Trumpi. Marrëveshja, për të cilën zëvendëspresidenti JD Vance tha se vlerësohej në rreth 14 miliardë dollar, operimet e TikTokut në ShBA do të jenë drejtuara nga një kompani e re e përbashkët, me “ByteDance” që mban më pak se 20% të aksioneve, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë para nënshkrimit të marrëveshjes.

“Pati njëfarë rezistence nga pala kineze, por gjëja themelore që donim të arrinim është se donim ta mbanim TikTokun në funksion, por gjithashtu donim të siguroheshim që mbronim privatësinë e të dhënave të amerikanëve siç kërkohet me ligj”, tha Vance.

Trump tha: “Fola me Presidentin Xi. Patëm një bisedë të mirë, i tregova se çfarë po bënim dhe ai tha të vazhdonim.”

Trump i ka dhënë vazhdimisht merita TikTok-ut, i cili ka 170 milionë përdorues në SHBA, për ndihmën që i dha për të fituar rizgjedhjen.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu hapi një llogari zyrtare në TikTok muajin e kaluar, shkruan Skynews

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz