BallinaBotëTrump: Irani po kërkon liri, SHBA-ja është gati të ndihmojë

Trump: Irani po kërkon liri, SHBA-ja është gati të ndihmojë

Të ngjajshme

Amerikani që iu bashkua ushtrisë izraelite vdes në Liban

Një i ri që u transferua në Izrael nga...

Je e lodhur, por s’të zë gjumi? Fajin mund ta ketë ky zakon

Ankthi i gjumit është një fenomen gjithnjë e më i...

“No Kings” – Protesta kundër Trumpit në Amerikë

Për shumë njerëz, ishte kulmi: legjenda e rokut Bruce...

SHBA paralajmëron: Universitetet amerikane në Irak mund të jenë objektiv i Iranit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak ka paralajmëruar...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se iranianët po “kërkojnë liri”, ndërsa protestat vazhdojnë të përhapen në të gjithë vendin, duke shtuar se Washingtoni është gati të ofrojë mbështetje.

“Irani po kërkon liri, ndoshta si kurrë më parë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, duke shtuar, “SHBA janë gati të ndihmojnë!!!”Irani ka qenë duke përjetuar valë protestash që nga fundi i dhjetorit, kryesisht për shkak të rënies së ndjeshme të vlerës së rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Protestat filluan më 28 dhjetor pranë Pazarit të Madh të Teheranit dhe më vonë u përhapën në disa qytete.

Trump tha se Irani ishte “në telashe të mëdha” ndërsa trazirat u përshkallëzuan, duke shtuar se Uashingtoni po monitoronte nga afër zhvillimet dhe po i paralajmëronte autoritetet të mos përdorin forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve.

Presidenti amerikan madje ka paralajmëruar ndërhyrje nëse autoritetet iraniane vazhdojnë të ushtrojnë dhunë në protestues.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz