back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaBotëTrump i kërkon grave shtatzëna të shmangin paracetamolin për shkak të dyshimeve...

Trump i kërkon grave shtatzëna të shmangin paracetamolin për shkak të dyshimeve se shkakton autizëm

Të ngjajshme

Serbja nxjerr një tjetër foto të Labit, bën shkrimin e ndjerë

Disa ditë më parë, u përfol se Labinot Rexha...

IHMK deklarohet për cilësinë e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është deklaruar rreth cilësisë së...

Gjyqtari që ka dhënë më shumë penallti në histori të Ligës së Kampionëve

Clement Turpin është gjyqtari që ka dhënë më së...

Haradinaj: Pa administratë të fortë nuk ka as shtet të fortë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur sot zotimin...

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga gratë shtatzëna të mos përdorin ilaçin Tylenol (i njohur si paracetamol) duke thënë se mund të lidhet me autizmin te fëmijët. Por mjekët dhe shkencëtarët e kanë kundërshtuar menjëherë këtë deklaratë, duke theksuar se nuk ka asnjë provë shkencore që e vërteton këtë.

Gjatë një konference për shtyp, Trump u shpreh: “Mos e merrni Tylenol. Luftoni fort për të mos e marrë.”

Ai gjithashtu sugjeroi që vaksinat për fëmijët, si ato për fruthin, shytat dhe rubeolën, të mos jepen së bashku, edhe pse nuk dha prova për këtë.

Organizatat më të mëdha mjekësore në SHBA, përfshirë Kolegjin Amerikan të Gjinekologjisë, e cilësuan deklaratën e Trump të rrezikshme dhe të pavërtetë.

“Paracetamoli është ndër të paktët ilaçe që janë të sigurta për gratë shtatzëna,” tha presidenti i organizatës, Steven Fleischman.

Sipas mjekëve, shumë gra shtatzëna në botë përdorin paracetamol për të ulur temperaturën apo lehtësuar dhimbjet, të cilat mund të jenë të dëmshme për foshnjën në bark.

Agjencia e barnave në SHBA (FDA) ka njoftuar se do të vendosë një paralajmërim në paketimin e paracetamolit, për të treguar se disa studime kanë ngritur dyshime, por nuk ka ende prova që e lidhin drejtpërdrejt me autizmin.

FDA gjithashtu theksoi se temperatura e lartë gjatë shtatzënisë është e rrezikshme, dhe paracetamoli është ilaçi i vetëm pa recetë i sigurt për ta ulur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz