Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së është takuar me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenski.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata hyjnë në hapësirën ajrore të aleancës. Deklarata vjen menjëherë pasi vendet e NATO-s dënuan Moskën për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë.
“Po, besoj se do ta mbështes”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse do ta mbështeste këtë veprim. Ai njoftoi gjithashtu se planifikon të telefonojë kryeministrin hungarez Viktor Orbán për ta nxitur atë të ndalojë blerjen e naftës ruse, pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ushtruar presion mbi aleatët e NATO-s që të ndërpresin lidhjet energjetike me Moskën, shkruan A2 CNN.
Zelenskiy bëri një përditësim zhvillimet në fushën e betejës dhe tha se po diskutojnë garancitë e sigurisë. Zelenskiy bëri me dije se kërkonte më shumë presion nga Perëndimi mbi Rusinë dhe po diskuton me Trump se si t’i pengonin europianët të blinin naftë dhe gaz rus.