Trump dhe Xi pritet të takohen, në fokus Irani, Tajvani dhe tregtia globale
dp

Lexo edheTuristi fiton mbi 900 euro dëmshpërblim pasi nuk gjeti shezlongë gjatë pushimeve në Greqi

Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, Donald Trump dhe Xi Jinping, pritet të zhvillojnë bisedime gjatë kësaj jave, në takimin e tyre të parë ballë për ballë pas më shumë se gjashtë muajsh.
Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, takimi pritet të zgjasë dy ditë dhe në qendër të diskutimeve do të jenë një sërë çështjesh me rëndësi globale, përfshirë situatën në Iran, Tajvanin, inteligjencën artificiale dhe armët bërthamore.
Po ashtu, palët pritet të diskutojnë edhe për zgjatjen e një marrëveshjeje kritike lidhur me mineralet, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të tensionuara.

Lexo edheTuristi fiton mbi 900 euro dëmshpërblim pasi nuk gjeti shezlongë gjatë pushimeve në Greqi
Bisedimet vijnë në një periudhë sfiduese për raportet SHBA–Kinë, të ndikuara nga mosmarrëveshjet tregtare dhe zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe Azi.