BallinaLajme​Trump anulon të gjitha dokumentet që Biden nënshkroi me autopen

​Trump anulon të gjitha dokumentet që Biden nënshkroi me autopen

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se po anulon të gjitha dokumentet e nënshkruara nga ish-presidenti Joe Biden duke përdorur një autopen – një pajisje automatike nënshkrimi.

Trump thotë se kjo është deri në 92 për qind e dokumenteve të tilla, dhe ai e publikoi deklaratën e tij në Truth Social.

Në mesazhin e tij karakteristik, Trump tha se John Biden nuk ishte i përfshirë në procesin autopen.

“Çdo dokument i nënshkruar nga Joe Biden me një autopen, që ishte afërsisht 92% e tyre, me anë të kësaj anulohet dhe nuk ka asnjë fuqi apo efekt të mëtejshëm. Autopeni nuk mund të përdoret përveç nëse autorizohet posaçërisht nga presidenti i SHBA-së. Me anë të kësaj anuloj të gjitha Urdhërat Ekzekutivë dhe çdo gjë tjetër që nuk është nënshkruar drejtpërdrejt nga Joe Biden, sepse njerëzit që drejtuan autopenin e bënë këtë në mënyrë të paligjshme. Joe Biden nuk ishte i përfshirë në procesin autopen dhe, nëse thotë se ishte, do të akuzohet për dëshmi të rreme”, ka shkruar Trump.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz