Një përdorues i iPhone ka ndarë me të tjerët një truk pak të njohur për të përshpejtuar të shkruarit.
Blogeri i ushqimit Krissy Bierre-Davis zbuloi se njerëzit mund të redaktojnë lehtësisht tekstet pa u brengosur për gishtat e trashë, transmeton lajmi.net.
Gjithçka që duhet të bëni është të mbani shtypur tastin që bënë ndarjen e fjalëve dhe të lëvizni gishtin lart, poshtë, majtas ose djathtas.
Kursori ndjek çfarëdo drejtimi që merr gishti yt – pa pasur nevojë të klikosh mes shkronjave.
Truku ka qenë gjithmonë i disponueshëm në pajisjet ‘iPhone’, por pak prej përdoruesve ka qenë në dijeni.
Ndërkohë, nëse iu duhet sqarim i mëtutjeshëm, ndiqeni videon e mëposhtme. /Lajmi.net/