Policia e Skraparit ka reaguar për plagosjen e dyfishtë që ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy të rinj mbetën të plagosur me thikë, dhe u transportuan me helikopter drejt Tiranës.
Më datë 20.02.2021, rreth orës 12:20, shtetasi Xh.M, 33 vjeç, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.M, 22 vjeç dhe shtetasin A.Ç, 20 vjeç.
Shtetasit e dëmtuar janë nisur me ambulancë në drejtim të spitalit Tiranë për mjekim me të specializuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet, dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes.