Tronditet Bayerni, e lëshon fushën edhe Olise

Bayern Munichu ka marrë një tjetër goditje sa i përket dëmtimeve, pasi sulmuesi francez, Michael Olise, është detyruar ta lërë fushën e lojës pas pjesës së parë.
Olise pësoi një shqetësim fizik pak para pushimit mes dy pjesëve, çka bëri që stafi teknik i gjigantit bavarez të mos rrezikojë me të në fraksionin e dytë, transmeton IndeksOnline.
Vendin e tij në fushë në fillim të pjesës së dytë e zuri futbollisti i ri, Tim Binder, i cili me këtë rast regjistroi edhe debutimin e tij zyrtar në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.
Tim Binder makes his Bundesliga debut at the start of the second half, replacing Michael Olise, who was shaken up before the break.

Lexo edheZyrtare: SC Gjilani transferon sulmuesin Ade Oguns, gati për ndeshjen ndaj Ballkanit
Olise joins FC Bayern's growing list of players sidelined with injury concerns. pic.twitter.com/QZu5atXy6R
— USA Sports (@usasports) November 20, 2026
Me këtë problem fizik, Michael Olise i shtohet listës gjithnjë e më të gjatë të lojtarëve të lënduar te Bayern Munichu, duke shtuar edhe më shumë shqetësimet në kampin bavarez për vazhdimësinë e sezonit. /IndeksOnline/



