Tronditëse, burri rrah gruan deri në vdekje
03
Lexo edhe‘Mos më prek’- fjalët e fundit të shqiptares, para se 31 vjeçari ta vriste atë dhe veten
Një burrë në Durrës e ka rrahur deri në vdekje gruan e tij.
Viktimë ka mbetur shtetasja me inicialet A.Sh. 40-vjeçe, banuese në lagjen Nr. 15 në qytetin bregdetar. Ajo mbërriti në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, me dëmtime në kokë.
Me gjithë ndihmën mjekësore që iu dha, gruaja nuk ka mundur dot të mbijetojë dhe ka humbur jetën në spital pas disa minutash.

Lexo edhe‘Mos më prek’- fjalët e fundit të shqiptares, para se 31 vjeçari ta vriste atë dhe veten
Sipas policisë, autori i krimit është burri i saj, shtetasi me inicialet Ç. Sh. 42-vjeç, i cili thuhet se e ka rrahur gruan e ndjerë me sende të forta.
Raportohet se i dyshuari për ngjarjen është shoqëruar në polici dhe po pyetet për motivet e krimit./noa.al