‘Mos më prek’- fjalët e fundit të shqiptares, para se 31 vjeçari ta vriste atë dhe veten
03

Lexo edheBlendi Fevziu konfirmon vendimin, kontratë 5 vjeçare

‘Mos më prek’ kanë qenë fjalët e fundit të Xhulieta Çunit, drejtuar Xhafer Matës, 31-vjeçarit me të cilin dyshohet se kishte pasur një lidhje dashurie.
Këto fjalë kanë trokitur rëndë në mendjen e Xhafer Matës, 31-vjeçarit që duket se kishte ardhur i përgatitur për ta dëgjuar vendimin e saj final për lidhjen e tyre.
Sapo Xhuljeta i ka kthyer kurrizin, 31-vjeçari e ka qëlluar me pistoletë. Sipas dëshmitarëve, vajza ka rënë tokë dhe ai e ka qëlluar edhe njëherë tjetër dhe pastaj është kthyer nga kalimtarët.
Tejet i tronditur u ka folur: “Mos kini frikë, nuk ju bëj gjë” por nuk pa pritur ardhjen e Policisë.

Lexo edheBlendi Fevziu konfirmon vendimin, kontratë 5 vjeçare
Po sipas dëshmitarëve, është ulur rrëzë një peme, ka qarë dhe ka vrarë veten, jo larg vajzës së cilës nuk ia pranoi refuzimin.
Xhulejta Çuni, 19 vjeçe, ishte nga Vinjolli i Mirditës, kurse Xhafer Mata, 31 vjeç, nga Kalimashi i Kukësit. Të dy jetonin në Tiranë. Ngjarja ndodhi në afërsi të “Don Boskos”.