BallinaSportTri super ndeshje sot në Superligë

Tri super ndeshje sot në Superligë

Të ngjajshme

​Ngjarjet e datës 20 prill

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë,...

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

Një anije e kompanisë franceze të transportit detar CMA...

“Takohemi edhe jashtë”, Vedat Muriqi për miqësinë me Marash Kumbullën

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka realizuar një intervistë...

Xhiroja 29 në Superligën e Kosovës vazhdon sot me tri takime mjaft interesante.

Vëmendja kryesore pritet të jetë në Malishevë, ku skuadra vendase pret Ballkanin, ekip që nuk ka më hapësirë për gabime në garën për titull.

Aktualisht, Ballkani ndodhet pesë pikë pas lideres Drita dhe çdo hap fals mund ta largojë edhe më shumë nga objektivi kryesor.

Nga ana tjetër, Malisheva renditet në vendin e pestë me 40 pikë dhe synon të vazhdojë formën pozitive për të ruajtur pozitat në tabelë.

Një tjetër përballje interesante zhvillohet mes Gjilanit dhe Dukagjinit. Gjilani mban vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Dukagjini pozicionohet në vendin e gjashtë me 35 pikë, në një duel ku të dy skuadrat synojnë pikë të rëndësishme për objektivat e tyre sezonale.

Ndërkohë, kontrast i madh vërehet në përballjen mes Drenicës dhe Dritës. Drenica lufton për mbijetesë nga pozita e parafundit me 32 pikë, ndërsa Drita kryeson tabelën me 54 pikë dhe synon të vazhdojë marshimin drejt titullit kampion.

Të trija ndeshjet nisin në të njëjtën kohë, nga ora 15:00.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz